Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca tha se BE ndihet “krenare që kontribuoi 2.2 miliardë euro për popullin shqiptar”.
Ai reagoi pas mbërritjes së 40 mijë vaksina në Shqipëri të shtunën në mbrëmje.
Vaksinat janë pjesë e programit COVAX.
“I gëzuar të shoh që Shqipëria merr dorëzimin e dytë nga COVAX të sasisë prej 40,800 vaksinave për të luftuar COVID19 .
Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare janë krenarë që kontribuuan me 2.2 miliardë € në COVAX. BE është këtu për të mbështetur popullin shqiptar për të mposhtur këtë pandemi së bashku”, shkruan Soreca në Twitter.