Macron: Vaksinojmë 20 milion francez deri në mes të majit

Nga Exit News
Macron: Vaksinojmë 20 milion francez deri në mes të majit

Vaksina ruse anti-COVID, Sputnik V nuk ka gjasa të luajë një rol në përpjekjet e Francës për të përshpejtuar përhapjen e vaksinimit, raporton Reuters.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Emmanuel Macron, i cili shtoi se vaksina nuk ka ende aprovim nga Rregullatori Evropian i Barnave.

Franca pati vështirësi në fushatën e vaksinimit, shkaktuar nga problemet me furnizimin dhe lidhjet e supozuara mes AstraZeneca-s dhe rasteve të mpiksjes së gjakut.

Unë nuk mendoj se vaksina ruse sot është një zgjidhje për një përshpejtim sepse do të duhet kohë për të pasur autorizimin e agjencisë evropiane dhe do të duhet kohë për të prodhuar në kontinentin tonë një vaksinë të tillë,” tha Macron në një intervistë për CBS të dielën.

Macron bëri të ditur planin për të vaksinuar 20 milion të rritur ose një të tretën e popullsisë në vend, deri në mes të majit.

I pyetur se kur do të mundej Franca  t’u jepte 5% të të vaksinave vendeve të varfra, Macron nuk dha një afat kohor.

Macron tha se Shtetet e Bashkuara kishin një rol të rëndësishëm për të siguruar vaksinat COVID-19 që u dorëzoheshin vendeve në zhvillim, duke theksuar se Uashingtoni ka premtuar 4 miliardë dollarë në programin global të ndarjes së vaksinave COVAX.

Ne duhet të përshpejtohemi. Dhe këtu besoj se vendi juaj ka një rol të madh sepse ju mund të siguroni financim,” tha ai.

Franca ka autorizuar përdorimin e vaksinave të bëra nga Pfizer (PFE.N) / BioNTech, Moderna (MRNA.O), AstraZeneca dhe Johnson & Johnson (JNJ.N).

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>