Kosova lehtëson masat antiCovid

Nga Exit News
Kosova lehtëson masat antiCovid

Qeveria e Albin Kurtit në Kosovë ka lehtësuar disa nga kufizime e vendosura më 6 prill për shkak të pandemisë, raporton REL.

Masat e mëhershme, që kishin qëllim frenimin e numrave në rritje të infektimeve, siguruan një mbyllje të pjesshme të vendit nga data 7 deri më 18 prill.

Me vendimin e ri, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë në intervalin 22:30 – 05:00.

Institucionet arsimore të të gjitha niveleve, publike dhe private, do të zhvillojnë mësim online.

Do të lejohet funksionimi i bareve, restoranteve dhe qëndrave tregëtare duke respektuar distancën fizike dhe kufizimin e klientëve për metër katror.

Qendrat tregtare do të hapen po ashtu, duke pasur parasysh mbajtjen e distancës.

Hyrja në territorin e Kosovës, për vendet me rrezikshmëri të lartë do të shoqërohet me testin PCR, të bërë në 72 orët e fundit.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX të OBSH.

Në kuadër të këtij programi priten edhe 76,800 doza tjera të vaksinës AstraZeneca në periudhën prill-qershor dhe mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>