Kryeministri Edi Rama sulmoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke e quatur “kukull që kurdiset”.
“Berisha është lider, i mbrapshtë sa të duash, por lider. Basha është si kukull që kurdiset. E kurdis për barbi, bëhet barbi, si ta kurdisësh,” u shpreh Rama, në takimin elektoral të së dielës në Tropojë.
Ai shtoi se qeveria e PD-së e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka bërë asnjë investim në Tropojë. Rama tha se “Tropoja është një thesar” sidomos në fushën e agroturizmit.