Kryeministri Rama, në takimin e së dielës në Tropojë, njoftoi se aeroporti i Kukësit do të certifikohet më 17 qershor, si aeroport ndërkombëtar. Deri atëherë ky aeroport do të funksionojë vetëm për fluturime brenda vendit.
“…Premtim i pambajtur, se nuk erdhën direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë. Shpjego sa të duash që duhen 50-60 ditë pas një aeroport bëhet operacional, të bëhet procesi i publikimit dhe të miratohet si aeroport ndërkombëtar,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se aeroporti do të funksionojë për fluturimet me kosto të ulët:
“Tani aeroporti më 17 qershor hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare, deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do jeni lidhur, janë disa kompani, me kosto të ulët”.