Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se të gjithë qytetarët e vaksinuar me vaksinën ruse e kineze do të çertifikohen nga autoritetet.
Në një intervistë, Manastirliu u shpreh se pavarësisht se Agjensia Europiane e Barnave nuk i ka çertifikuar, kjo nuk do të ketë asnjë pasojë te qytetarët që janë vaksinuar me këto vaksina.
“Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani.”
Manastirliu u shpreh se OBSH e ka konsideruar të pamunduar marrjen e një pasaporte vaksinimi dhe theksoi se nuk do të ketë diskrimimine për ata të vaksinuar me vaksinën kineze e ruse.