Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim të hënën me një grup ekspertësh, shpalosi objektivat e qeverisë së drejtuar prej tij për 100 ditët e para.
Basha u shpreh se një nga prioritetet do të jetë rivlerësimi i dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit.
“Vlerësim real i dëmit, sepse kemi të bëjmë me një keqvlerësim, diskriminim, me një vlerësim abuziv të dëmeve që i kanë shkaktuar mijëra familjeve nga tërmeti…,” tha ai mes të tjerash.
Po ashtu, Basha premtoi se do të përmbyll në kohë dhe me trasparencë procesin e rindërtimeve, për t’i dhënë fund abuzimeve “me zhvendosjen e padrejtë të banorëve në zonat urbane.”
“Ekonomia, punësimi, pagat e larta mbeten prioriteti afatmesëm i këtij programi” deklaroi ai.
Basha shtoi se objektivat e 100 ditëve të para mund të arrihen vetëm duke rivendosur sundimin e ligjit dhe institucioenve kundër sundimit të njësh-it.
Në takim morën pjesë një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, mes të cilëve Selami Xhepa, Ilir Dasho, Besnik Aliaj, Zef Preçi dhe Ilir Alimehmeti.