Kryetari i PD-së Lulzim Basha, gjatë një takimi me përfaqësues të FMN-së deklaroi se do të anullojë të gjitha koncesionet e dhëna nga kjo qeveri.
Zoti Basha i prezantoi, përfaqësuesve të FMN-së, programin ekonomik të PD-së, i cili konsiston në uljen e TVSH-së në 15 për qind, vendosjen e taksës së sheshtë nëntë për qind dhe investime në sektorin e bujqësisë.