Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 19 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 19 prill

Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të hënën disa takime elektorale.

Kandidati Flamur Noka takoi një familje e cila u ankua se nuk kishtë marrë asnjë mbeshtetje nga qeveria për kurim.

“Të luash me shëndetin e qytetarëve është krim! “Këtë mënyrë qeverisjeje do ta largojmë me 25 prill Qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet!”, u shpreh Flamur Noka.

Në një takim me kandidatët Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj një banor i Hekalit grisi në mënyrë demonstrative teserën e PS duke shprehur zhgënjim dhe indinjatë për mosmbajtjen e premtimeve nga Edi Rama.

Kandidati Agron Kapllanaj tha se bashkimi i socialistëve si Gëzimi me PD dhe ndryshimin është vendimi i duhur për t’i mbyllur derën dështimi që po troket për herë të tretë në derën e çdo familje. Mesazh bashkimi dha edhe drejtuesi i qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj.

Gazment Bardhi ishte të hënën në Fushë Mbret.

“Fushë Mbreti është nga lagjet e mëdha, por më të varfra të Elbasanit. E braktisur totalisht, ka mungesa bazike nga kanalizimet, tek rrugët dhe ujësjellësit”, tha ai.

Bardhi, dhe kandidatët Zheni Gjergji e Eugen Isaj, u takuan me banorët dhe dhanë mesazhin se ndryshimi që vjen pas 25 prillit, është për ta, për familjet, për fëmijët e të rinjtë e zonës.

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Z. Edi Paloka  ishte në Arapaj.

“Ramës kanë filluar t’i ikin dhe funksionarët. Madje njëri prej tyre ishte administrator i kënetës dhe vendosi të largohej. Janë të tjerë që do të ikin prape, të cilët janë dhe në punët të mira, por që thonë se nuk vazhdohet me Ramën” tha ai.

Jorida Tabaku zhvilloi takim me gratë sipërmarrëse. “Hapim tregun. Paga më të larta për gratë, kredi me interes zero për çiftet e reja, TVSH 6 përqind në turizëm për të gjitha kategoritë”, tha ajo.

Drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës për Partinë Demokratike, Helidon Bushati zhvilloi një takim bashkëbisedues me organizatat e shoqërisë civile.

Në këtë takim u diskutua rreth problematikave, ku fokusi më kryesor ishte ai i problemeve mjaft të mëdha në zonat rurale të Shkodrës. Mungesa e investimeve në shkolla, cilësia e arsimit,  gratë dhe vajzat e diskriminuara,  ishin në qendër te diskutimeve në këtë takim.

Xhelal Mziu zhvilloi takime në Dibër.

“Në të gjithë Dibrën janë mbyllur mbi 50% e shkollave, janë rritur çmimet e shportës, është rritur çmimi i naftës, janë shtuar abuzimet dhe është vështirësuar gjetja e një vendi pune apo mbajtja e familjes. E gjithë kjo godet fort familjen, por ato që e vuajnë më së shumti janë gratë”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime në njësinë 10, në Tiranë. I shoqëruar nga kandidatet për deputete të PD për Tiranën, Jorida Tabaku dhe Oriela Nebiaj, Basha u ka bërë ftesë qytetarëve që më datë 25 prill të mbështesin Partinë Demokratike dhe të votojnë për numrin 9 për të sjell ndryshimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>