Kryeministri Edi Rama sqaroi sërish të hënën në Report TV patronazhistët.
Ai tha se ata janë “tërësisht vullnetarë”.
Sipas Ramës të tillë ka dhe në partitë kryesore në SHBA e Francë.
“Janë një figurë që është figurë kyçe e partive të organizuara dhe është një figurë e cila, besoj unë, nuk gaboj, ka marrë një rol të posaçëm edhe një, si të thuash, rol tërheqës edhe për shumë parti të tjera duke nisur nga partitë e mëdha amerikane, Partia Republikane dhe Partia Demokrate. Jo, patronazhistët nuk kanë asnjë lidhje me “duhet të na japësh votën që të të bëjmë legalizimin”, tha Rama.