Kryetari i PD-së lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht në 25 prill, PD-në, nga Kavaja, të martën. Basha e quajti një sulm burracak të Edi Ramës, plagosjen e sekretarit të PD-së, të hënën në darkë, në zyrat e PD-së.
Ai premtoi se qeveria e tij do të anëtarësojë vendin në BE. Basha u shpreh se ndryshimi “është i pashmangshëm”. Kryetari i PD-së deklaroi se Rama nuk do e ndalë dot urganin e shpresës pas 8 viteve dështim.
“Paniku i humbjes e ka shtyrë drejt vendimeve që i ngjajnë vendeve diktatoriale”, ju drejtua Basha, qytetarëve të Kavajes.