Presidenti i Çadit Idriss Déby u vra gjatë përleshjeve me rebelët në veri të vendit në fundjavë, njoftoi ushtria e Çadit në televizioni shtetëror, sipas BBC.
Të hënën, rezultatet paraprake nga zgjedhjet e 11 prillin e shpallën atë fitues të mandatit të gjashtë, me 80% të votave. Qeveria dhe parlamenti, pas lajmit u shpërndanë. Një këshill ushtarak do të qeverisë për 18 muajt e ardhshëm.
Presidenti Déby, 68 vjeç, ishte një nga udhëheqësit më aftë të Afrikës. Ai erdhi për herë të parë në pushtet përmes një kryengritjen të armatosur në 1990.
Ai kishte shkuar në frontin e luftës në fundjavë për të vizituar trupat që luftonin me rebelët e vendosur përtej kufirit në Libi.
Këshilli ushtarak do të drejtohet nga djali i presidentit të ndjerë, Mahamat Idriss Déby Itno, 37 vjeç.
Rebelët, një grup i quajtur Fakt (Fronti për Ndryshim dhe Pajtim në Çad), sulmuan një vendosje kufitare në ditën e zgjedhjeve. Ata po përparonin në kryeqytetin N’Djamena, disa qindra kilometra në jug.
Përleshjet me ushtrinë filluan të shtunën. Një gjeneral i ushtrisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se 300 kryengritës u vranë dhe 150 u kapën. Pesë ushtarë qeveritarë u vranë dhe 36 u plagosën, tha ai.
Déby ishte një aleat për një kohë të gjatë i Francës dhe fuqive të tjera perëndimore në betejën kundër grupeve xhihadiste në rajonin e Sahelit të Afrikës. Megjithatë, ka pasur pakënaqësi në rritje për menaxhimin nga qeveria e tij të burimeve të naftës në Çad.
Gjatë zgjedhjeve ai bëri fushatë duke premtuar paqe dhe siguri në rajon.