Pёrmbledhje e aktivitetit elektoral tё Elton Debreshit, 20 prill

Nga Exit News
Pёrmbledhje e aktivitetit elektoral tё Elton Debreshit, 20 prill

Kandidati i pavarur nё Dibrёs, Elton Debreshi 5 ditё para zgjedhjeve tё 25 prillit ishte nё Rabdisht tё Peshkopisё, pёr tё dërguar lajmin e kandidimit tё tij.

Sё bashku me mbёshtetёsit e tij, tё cilёt janë qytetarё tё Bulqizёs, aktivistё dhe studentё nga qytete tё tjera, qё janë angazhuar nё mbështetje tё Debreshit, dërguan lajmin tek familjet e Dibrёs.

Pёr takimin nё Rabdisht tё Peshkopisё, Debreshi shprehet se ёshtё njё nga zonat mё tё bukura nga natyra, por tё lёna na harresё nga qeveritë.

“Vetёm pak kilometra nga qyteti, rruga e Rabdishtit është si ne mesjetё”, tha Debreshi. AI u zotua se si deputet i qarkut tё Dibrёs do tё ngre zёrin nё Kuvend dhe do tё luftojё bashkё me banorёt nё protesta. Debreshi tha se nuk do tё premtoj qё do ta ndёrtojё rrugёn, por do tё luftojё qё ajo tё ndërtohet.

Ai shpërndau njё intervsitё tё dhёnё pёr median lokale Bulqiza ime.

“Një deputet i pavarur qё zgjidhet nga punëtoret dhe jo nga krerët e partive, tё cilёt ia dijnё pёr nder kryetarit te partisë, nje deputet qe zgjidhet nga populli do te sjelle ne parlament fjalët e popullit”, shprehet Debreshi.

Nё njё tjetër takim me banorё, minatorё dhe ish minatorё Debreshi shprehet se problemet e banorёve janë dhe problemet e tij. “Problemet tona janë tё pёrbashkёta”, thotё Debreshi.

“Varfёria, papunësia, emigrimi”, janë probleme qё i përkasin banorёve dhe Debreshit si banor i Bulqizёs dhe qarkut tё Dibrёs.

“Duhet te behemi bashke e te rezistojme ndaj zhvatjes 30 vjeçare qe po na behet”, u tha Debreshi banorёve.

Ai falënderoi pёr mbështetjen aktivistin nga Kosova Ron Gjonovci.

Statusi i Minatorit

Tё martёn Debreshi gjithashtu shpërndau njё video shpjeguese pёr Statusin e Minatorit.

Pёrmes kësaj video ai shpjegon se Statusi i Minatorit ёshtё njё ligj qё siguron realizimin e tё drejtave bazike pёr minatorёt, ish minatorёt dhe familjarёt e tyre.

“Me miratimin e statusit, minatorёt do tё gёzojnё pension tё plotё qё nё moshën 53 vjecare”, sqaron Debreshi pёrmes videos.

Pensioni minimal do tё jetё 40 500 lekё tё reja nё muaj, ndërsa paga minimale do tё jetё 70 500 lekё nё muaj.

Me miratimin e statusit tё minatorit, çdo minator do tё marrё nё fund tё vitit pagёn e 13-tё.

Tё ardhurat nga papunёsuia do tё jenё 30 000 lekё nё muaj, sqaron mё tej.

Po ashtu do tё ketë dёmshpёrblime financiare tё denja pёr rastet e aksidenteve nё punё.

“Do tё ketë pёrparёsi nё shkollim pёr fёmijёt e tyre, rritje e ditёve tё pushimit tё paguar vjetor etj”, sqaron Debreshi nё kёtё video.

Ai thotë se politikanёt e vjetёr, si Rama, Basha e Kryemadhi “nuk kanё ndërmend ta miratojnë statusin”.

“Kёta duhen ndëshkuar”, shprehet Debreshi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>