Basha akuzoi Ramën se fajëson këdo për marifetet e veta

Nga Exit News
Basha akuzoi Ramën se fajëson këdo për marifetet e veta

Kreu i PD, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama se po mundohet të fajësojë këdo për marifetet e e tij fundit.

Në vend që të ndal marifetet e fundit dhe shit blerjen e votës, ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet tani të fajësoj këdo por nuk ka për t’ia dal,” u shpreh Basha.

Në një takim në Fier, ai tha më herët se fierakët duhet të votojnë PD për të lartësuar “vlerat e vërteta të familjes, të mirësisë, të pozitivitetit dhe të punës”.

Gjithashtu ai premtoi të sjell në qytet “investime europiane, vende pune të reja, pagat më të mira, siguri për jetën, siguri për të ardhmen, për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë…” mes të tjerash.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>