Lëvizja Socialiste për Integrim përmbylli të enjten fushatën elektorale në sheshin Nënë Tereza.
Kryetarja Monika Kryemadhi e përqendroi fjalën e saj në akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, për të cilin tha se është braktisur nga socialistët. Ajo u kërkoi shqiptarëve të votojnë LSI për të shembur kështjellën e krimit. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste tha se këto dy ditë duhet të trokisni derë më derë që të qytetarët të votojnë LSI-në.
Gjatë ditës kandidat e LSI zhvilluan takime në disa qytete të vendit.
Kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi zhvilloi takime me banorët e Vlorës.
“FITORJA E MADHE ndihet tek të gjithë bashkëqytetarët e mi të dashur, të cilëve do t’u shërbejmë me përulësi në qeverisje. FITORJA E MADHE mban vulën e vajzave dhe djemve, e grave dhe burrave të Vlorës, të cilët meritojnë të përfaqësohen denjësisht në Parlament”, tha ajo.
Endrit Braimllari tha në një deklaratë për shtyp: “Niko Peleshi, Sotiraq Filo dhe disa drejtues të institucioneve publike në Korçë përdorin çdo institucion shtetëror në funksionin e tyre personal dhe të fushatës elektorale të ‘Rilindjes’”.