30 padi janë dorëzuar në prokurori për vepra penale që lidhen me zgjedhjet, deri më sot. Lajmin e dha Albert Dervishaj, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në një konferencë për shtyp. Ai, gjithashtu njoftoi edhe masat e marra nga Policia deri më tani:
8 049 punonjës policie janë të terren për ruajtjen e rendit.
3.429 aktivitete elektorale janë zhvilluar deri më tani nën vëzhgimin e policisë.
7.519 punonjës të Policisë së Shtetit, u trajnuan për ruajtjen e rendit në ditën e zgjedhjeve.
5.427 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë.
1 273 punonjës policie do të vendoset në qytetet e vendit, në ndihmë të policisë vendore.
535 automjete të pauniformuara që do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.