Kryetari i PD-së Lulzim Basha foli për ngajrjen e Elbsanit dhe struktuart e mbrojtjes së votës të ngritura nga PD, në një intervistë me gazetarin Enkel Demi, në ABC neës, të premten.
Ai u shpreh se PD ka marrë të gjitha masat e mundshme “në kushtet e rënies së shtetit të së drejtës, në kushtet e trysnisë mbi policinë dhe prokurorinë”. Por, theksoi Basha, mbrojtja më e mirë është pjesmarrja masive në votime.
Ndërsa për strukturat e mbrojtjes së votës, Basha u shpreh se:
“Ato janë struktura të cilat mbrojnë votën e qytetarëve në kushtet e rënies së shtetit. […] Ne kemi marrë masat e plota për të garantuar për aq sa na takon si opozitë, zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme dhe garancia më e madhe është pjesëmarrja masive”.
Basha premtoi edhe se gjoba pej 110 milionë eurove e vendosur ndaj qeverisë shqiptare për mbylljen e televizionit Agon Channel, të Francesco Becchettit do të paguhet nga paratë personale të përgjegjësve:
“Është një dëm i shkaktuar nga sjellja e tre individëve, kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe sekretearit të përgjithshëm të kryeministrit. Gjithçka është e dokumentuar.
Dëmet e shkaktuara arkës së shtetit nuk do të paguhen nga taksat e shqiptarëve, por do të paguhen, nga këta tre individëve dhe të çdokujt tjetër që është përfshirë në këtë aferë”.