Rama i drejtohet opozitës: Inskenojnë kapje njerëzish për të baltosur PS-në

Nga Exit News
Rama i drejtohet opozitës: Inskenojnë kapje njerëzish për të baltosur PS-në

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po vret, kërcënon e akuzon njerëz pa lidhje me PS-në, me qëllim baltosjen e saj. Të premten, ai shkroi në Twitter se:

“Vrasin, kërcënojnë, akuzojnë, inskenojnë kapje njerëzish pa lidhje me PS që të baltosin PS, e kur kapen me presh në duar duke u betuar se do vrasin apo duke blerë vota me zë e më figurë, shfaqen deri në fund ashtu si janë: Llumi i shoqërisë, mallkim i vjetër që do zhbëhet të dielën!”.

Rama i referohet ngjarjes së Elbasanit, deklaratës së Xhelal Mziut dhe publikimit të një video përgjimimi për blerje votash nga LSI.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>