Sot u zhvillua forumi i katërt financiar ndërmjet Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Drejtuesit e lartë të insitucioneve financiare në vend diskutuan për gjendjen e tanishme dhe përmirësimin e ekonomisë në vend.
Përfaqsuesja e FMN-së Anita Tuladhar u shpreh se rritja ekonomisë parashikohet të 3,4 për qind, shifër kjo më e ulët se parashikimi fillestar i FMN-së në prill 2015, sipas të cilit rritja për 2016-ën do të ishte 4 për qind.
Në lidhje me kreditë, Zonja Tuladhar tha se kreditë e këqija vazhdojnë ende të jenë problematike për bankat dhe ekonominë e vendit në përgjithësi.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se ekonomia po përmirësohet dhe se nuk pësoi rënie nga kriza.
“Kriza ekonomike pati ndikim, por Shqipëria nuk ra në recesion. Shqipëria pati ecuri më të mirë se vendet e rajonit. Rimëkëmbja mbështetet në konsolidimin fiskal.”
Ndërsa, Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria e ka lënë pas krizën dhe ka rritje ekonomike.
“Kemi përjetuar kohëra të vështira, kemi bërë rregullime të rëndësishme. E them me krenari se e kemi lënë krizën pas, pa harruar sfidat që kemi para.Kemi patur rritje ekonomike. Kemi pasur synim të rrisim eksportet. Në vitin 2015 Shqipëria rezultate të mira, vendi i 2 eksportues pas Malit të Zi,” u shpreh ai.