Presidenti Ilir Meta sqaroi në konferencë për media letrën që i ka dërguar kreut të PD Lulzim Basha dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi.
Ai tha se dërgon letra gjithë kohës, policisë SHISH, Prokurorisë etj.
“Në këtë drejtim i kam dërguar një letër zyrtare Bashës dhe Kryemadhit, sepse ata kanë një përgjegjësi historike nesër, edhe sot, që të jenë tepër të kujdesshëm, të porosisin edhe të gjithë simpatizantët e tyre të jenë të tillë, në mënyrë që çdo provokim që do të kenë ata, të izolohet”, tha Meta i pyetur në lidhej me dërgesën e letrës.
Presidenti u shpreh se nuk do të preket asnjë ligj i reformës në drejtësi.
“Letra për ata është përgjegjësi e madhe, sepse kanë ikur nga Kuvendi i Shqipërisë, kundër Presidentit, që i ka paralajmëruar me kohë për pasojat”,tha Meta.
Ai njoftoi se ka dërguar letër edhe për Durrësin, për drejtorin e Policisë s Shtetit, “me të gjithë emrat që po kryejnë krime zgjedhore në Durrës, që shkojnë e intimidojnë qytetarët atje, tani kam letër përsëri për drejtorin e policisë për Vlorën, me emra dhe fakte”.
“Këto janë gjëra të vogla, përgjegjësia tani për çdo ngjarje që ndodh bie mbi prokurorinë, mbi policinë, mbi komisionerët, të bëjnë detyrën, të qëndrojnë të paanshëm, dhe është përgjegjësi historike, t’i thërrasin mendjen, është provë zjarri”, u shpreh Kreu i Shtetit.