SHBA-të nisin përdorimin e vaksinës së Johnson & Johnson

Nga Exit News
SHBA-të nisin përdorimin e vaksinës së Johnson & Johnson

Qeveria amerikane ka vendosur nisjen e administrimti të vaksinës së Johnson & Johnson, me justifikimin se “përfitimet e tejkalojnë rrezikun e një çrregullimi të rrallë të mpiksjes së gjakut”.

Axios.com raporton se vaksina Johnson & Johnson është një mjet i rëndësishëm për të plotesuar nevojat për vaksinimin në SHBA. Përdorimi i vaksinës u ndalua për 2 javë, pas raportimeve për mpiksje gjaku tek 7 persona të vaksinuar.

Qendra e Kontrollit të Sëmudjeve, CDC raportoi për 9 raste të tjera shtesë të mpiksjes së gjakut.

“Siguria është përparësia jonë kryesore. Kjo ndalesë ishte një shembull i funksionimit të monitorimit tonë të sigurisë, duke identifikuar edhe këtë numër të vogël të rasteve, “tha Komisionerja e Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve, Janet Woodcock.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>