Qendra e votimit në Bulqizë ka nxjerr pa mbyllur kutitë vëzhguesit e akredituar nga KQZ të Elton Debreshit.
Debreshi ka denoncuar rastin përmes një video në Facebook, ku shprehet se “Qendra e votimit ne Bulqizë refuzon te japë arsye se pse ne kundërshtim me ligjin ka nxjerre pa mbyllur kutite e votimit vëzhguesit e akredituar te kandidatit Elton Debreshi”.
Ai njofton se Policia ka qenë e pranishme dhe nuk ka ndërhyre për të siguruar zbatimin e ligjit.
Debreshi tha se do të padis çdo shkelës ligji brenda dhe jashtë qendrës së votimit.
Në video shihet se si vëzhguesve që kërkojnë informacion iu është mbyllur dera dhe nuk u jepet përgjigje pyetjes së tyre.