Në dy KZAZ në qarkun e Dibrës nuk po lejohen vëzhguesit e kandidatit Elton Debreshi për të vëzhguar procesin e numrit.
Konkretisht në KZAZ e Bulqizës dhe Klosit. Më herët Debreshi denoncoi se vëzhguesit e tij u nxorën nga qendra e votimit pa u mbyllur kutitë. Debreshi tha se ky fenomen ka ndodhur në tre qendra votimi, ku vëzhguesit e tij janë nxjerrë jashtë pa u mbyllur procesverbali dhe pa u firmosur nga komisionerët.
Në Peshkopi dhe në Burrel, procesi ka qenë i rregullt, tha Debreshi për Bulqiza ime.
Debreshi e cilësoi si akt të turpshëm nxjerrjen jashtë të vëzhguesve dhe moslejimin e tyre në qendrat e numërimit.