8190 vaksina të kompanisë Pfizer kanë mbërritur në vend. Lajmin e dha Kryeministri Rama në Facebook.
Qeveria nuk ka bërë transparencë nëse këto vaksina janë pjesë e nismës Covax apo nga kontrata e qeverisë me kompaninë Pfizer.
Procesi i vaksinimit në vend ka nisur më 7 janar 2021, me stafet mjekësore dhe qytetarët mbi moshën 80-vjeç.