Ish presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka kërkuar që Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD.
Ai deklaroi se rezultati i zgjedhjeve ishte zhgënjim për votuesit e opozitës si dhe “një mundësi e pashfrytëzuar për ndryshimin e shumëpritur”.
Nishani u shpreh se Partia Demokratike duhet “të lihet e lirë për tu ringritur në madhështinë që i takon si Parti e Lirisë dhe Rinisë”.
“Qeverisja e korruptuar e Edi Ramës do të vijojë të mbajë pushtetin përsëri, pas 8 viteve të skandaleve e dështimeve”, tha Nishani.
Ai bëri përgjegjës kryesor Bashën për humbjen e PD për të tretën herë radhazi.
“Z. Basha sot duhej të merrte përgjegjësinë e dështimit të tij personal prej 8 vitesh !
Sot Edi Rama mban peng Shqipërinë dhe Lulzim Basha tenton të mbajë peng Partinë Demokratike. Partia Demokratike nuk është pronë personale e një njeriu”, tha në Facebook Nishani.