Kompania amerikane Netflix ka shtuar Kosovën në platformën e saj. Lajmin e bëri të ditur Sovran Hoti, i cili prej dy muajsh nisi një fushatë për njohje të Kosovës nga kjo kompani.
Hoti njoftoi se pas 37 mijë nënshkrimeve, Netfix ka pranuar kërkesën e atyre që kanë nënshkruar peticionin.
“Presim të pasojë e njëjta edhe për vendndodhjen e përdoruesve kosovarë”, shkruan ai.
“Kjo iniciativë lindi pasi që në kohën e pandemisë, duke e përdorur Netflixin, më shumë sesa në kohërat e mëparshme, ndodhi që e shihja shumë shpesh lokacionin tim si vendndodhje në Serbi”.shtoi Hoti.