Në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, qytetarët e vaksinuar mund të dalin jashtë ose të mblidhen me anëtarët e familjes së tyre, pa maska. Vendimin e njoftoi Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC.
Maskat janë të detyrueshme në ambjentet e brendshme, derisa e gjithë popullsia amerikane të vaksinohet.
Deri të hënën, më shumë se 140 milion amerikanë, ose 42.5% e popullsisë, kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid, sipas të dhënave të përpiluara nga CDC.
Rreth 95.8 milion amerikanë, ose 28.9% e popullsisë, janë plotësisht të vaksinuar, sipas CDC.