Gjirokastra, Berati dhe Korca vazhdojnë të kenë rritje të rasteve të reja me Covid-19. Kështu u shpreh Albana Fico, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.
Në konferencën për shtyp, Fico u shpreh se numri i pacientëve dhe i vdekjeve në spitale ka rënë. Komiteti Teknik i bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të zbatojnë masat kundër Covid-19.