Policia turke ka arrestuar më shumë se 200 njerëz në marshimet e 1 majit kundra masave të koronavirusit, raporton Reuters.
Policia u ndesh me qytetarët përpara se të arrestonte dhjetëra prej tyre pranë Sheshit Taksim në Stamboll.
Zyra e guvernatorit tha se vetëm disa sindikata lejoheshin të mbanin protesta për festën vjetore, ndërsa të tjerët ishin “mbledhur në mënyrë të paligjshme” në shkelje të masave ndaluese dhe injoruan thirrjet për t’u shpërndarë.
Agjencia shtetërore Anadolu tha se 20 protestues u arrestuan në qytetin perëndimor të Izmirit.
Turqia ka vendosur karantinë kombëtare 17-ditore, këtë javë, për të frenuar një valë të infeksioneve të koronavirusit.