Prokuroritë e vendit kanë kërkuar informacion jashtë vendit për 951 persona, në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, OFL. Kjo e dhënë u publikua në raportin mbi krimin në vend të Prokurorit të Përgjithshëm.
Ndërsa në tërësi, 119 qytetarë janë ekstraduar me kërkesë nga vendet e huaja, dhe 114 të tjerë janë ekstraduar me kërkesë nga prokuroritë e vendit.
35 të burgosur kanë ardhur për të kryer dënimin në vend dhe 5 të tjerë janë dërguar për kryerjen e dënimit jashtë vendit.
Sipas raportit, 550 kërkesa për informacion nga vendet e huaja kanë ardhur në vend dhe 620 kërkesa janë kryer nga vendi jonë.