A mund të vonohet doza e dytë e vaksinës anti-COVID-19?

Nga Exit News
A mund të vonohet doza e dytë e vaksinës anti-COVID-19?

Tashmë në shumë vende të botës përqindja e personave të vaksinuar me një dozë po arrin në mbi 50% të popullsisë së rritur. Ndërsa, përqindja e personave të vaksinuar plotësisht është ende e ulët. Në vendin tonë nuk ka një shifër për personat e vaksinuar plotësisht.

Por, çfarë mund të ndodh në rast se për shkaqe të ndryshme vonohet doza e dytë e vaksinës? Më poshtë po sjellim një përmbledhje të artikullit të botuar në faqen e klinikës MIA:

Disa ekspertë argumentojnë se duke zgjatur kohën midis dy dozave, ose përgjysmuar dozën, më shumë njerëz mund të imunizohen më shpejtë pa sakrifikuar efikasitetin e gjerë. Ndërsa, Autoritetit amerikan të Kontrollit të Ilaçeve, FDA, shprehet se duhet të vazhdohet me të njëjtin plan.  Provat për efikasitetin e një doze tregojnë se doza e dytë nuk duhet të vonohet, sipas FDA-së.

Dy vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna shfaqën rreth 95% efikasitet për parandalimin e Covid-19 në provat klinike, kur u administruan dy doza të plota brenda 21 ditëve për vaksinën Pfizer/BioNTech dhe 28 ditë për versionin Moderna.

Nga të dhënat e kompanisë Pfizer doza e parë e vaksinës e ka efikasitet 52.4% brenda 21 ditëve dhe 82% “pas dozës 1”, me interval kohor prej 21 ditësh.

Por, cilat janë propozimet e mundshme?

Duke u nisur nga këto të dhëna, disa ekspertë kanë bërë thirrje për një ndryshim në strategji. Për shembull, Bob Wachter, MD, i Universitetit të Kalifornisë në San Francisco mbështeti vonesën e dozave të dyta për disa javë ose më shumë.

Në një twitter të tij ai u shpreh se:

“Mundësia që imuniteti të zbehet midis 2 dozave, nuk duket të jetë një shqetësim i madh – veçanërisht duke pasur parasysh shkallën e ulët të riinfektimit nga infeksioni natyror dhe përgjigjen e fortë imune të fituar, pas dozës së parë.”

Mos vonesa e dhënies se dozës së dytë mund të jetë e domosdoshme tek personat më të rrezikuar (ata mbi 75 vjeç, në shtëpitë e të moshuarve), ose tek më të ekspozuarit (punonjës të kujdesit shëndetësor ). Rënia e vogël e efikasitetit nga vonesa e dozës së dytë mund të jetë me rëndësi në këto grupe.

Agjencia Evropiane e Barnave e Bashkimit Europian (EMA) ka lejuar vonesën ndërmjet dy dozave deri në gjashtë javë për vaksinën Pfizer/BioNTech, në ndryshim nga këshilla e kompanisë për interval 21 ditor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>