Europë, qindra qytetarë protestojnë në ditën e 1 Majit

Nga Exit News
Europë, qindra qytetarë protestojnë në ditën e 1 Majit

Qindra qytetarë në Europë protestuan në ditën e 1 majit pavarësisht kufizimeve të koronavirusit.

Në qendër të protestës së tyre ishin paga më të mira gjatë pandemisë dhe mbrojtje e të drejtave të punëtorëve.

Protestat sollën disa përplasje midis policisë dhe protestuesve në Francë, duke sjëllë 34 arrestime në Paris. Tensionet u përhapën gjithashtu në qytetin jugor të Lyon-it, ku 27 oficerë policie u plagosën.

Përveç thirrjeve tradicionale për të drejtat e punëtorëve, në Bruksel disa mijëra qytetarë u mblodhën në parkun Bois de la Cambre për të kundërshtuar masat kufizuese.

Në Spanjë dhe Gjermani protestat ishin paqësore.

Në Spanjë, gjashtë ministra nga qeveria morën pjesë në protesta, si dhe kandidatë që garuan për poste në zgjedhjet e Madritit të Martën.

Në Gjermani, demonstruesit e 1 majit protestuan më biçikleta. Në Berlin 10,000 hipën në biçikleta ndërsa në Nuremberg 7,500 motoçiklistë u mblodhën për të protestuar kundër kufizimeve.

Në Mbretërinë e Bashkuar marshimet u mbajtën në disa qytete për të drejtat e punëtorëve dhe kundër planeve të qeverisë për të kufizuar të drejtën për të protestuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>