Turqia vendos rregulla të forta për kriptomonedhat

Nga Exit News
Turqia vendos rregulla të forta për kriptomonedhat

Turqia shtoi platformat e kriptomonedhave në listën e firmave të cilat kontrollohen për pastrim parash dhe financimi të terrorizmit, sipas AlJazeera-s.

Zgjerimi i rregullave që mbulojnë transaksionet e kriptovalutave do të hyjë në fuqi menjëherë dhe mbulon “ofruesit e shërbimeve të aktiveve kripto“.

Iniciativa erdhi pas hetimeve të dy platformave të tregtisë së kriptomonedhave me bazë në Turqi  – Thodex dhe Vebitcoin.

Hetimi  fillimisht çoi në arrestime të 83 personave, pasi klientët u ankuan se nuk mund të tërhiqnin fondet e tyre.

Interpol lëshoi ​​një urdhër ndalimi për CEO-n e firmës, Faruk Fatih Ozer, i cili kërkohet nga autoritetet turke dhe mendohet të jetë në Shqipëri.

Qytetarët turk rritën ndërveprimet me kriptovalutat si përgjigje ndaj rënies së monedhës vendase dhe inflacionit dyshifror.

Autoritetet turke i kanë kërkuar Shqipërisë të ndalojë Fatih Faruk Ozer, i akuzuar për mashtrim me kriptomonedha, me vlerë prej 2 miliard dollarësh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>