Gjyqtari Durim Kadiu ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Përmes një postimi në Facebook, Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për humbjen e tij.
“Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut Durim Kadiu.”
Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.