Bashkimi Europian i dhuroi 200 mijë vaksina kundër Covid-19, Bosnje-Hercegovinës. Lajmin e bëri të ditur Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në Twitter.
“Ne po dhurojmë 651 mijë doza vaksinash në rajon, me më shumë se 200 mijë vaksina për Bosnje-Hercegovinën për të ndihmuar me vaksimin e të gjithë stafit mjekësor”, shkroi Varhelyi.
Varhelyi po zhvillon një vizitë një ditore në Bosnje me krerët e këtij shteti, pjesë e vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor. Temat e diskutimit ishin pandemia e Covid-19 dhe ndihma e BE-së gjatë kësaj kohe.
Komisioneri vizitoi më 3 maj Serbinë dhe me 5 maj pritet të vizitojë Shqipërinë.