Kroacia i dhuron 10 mijë vaksina Kosovës

Nga Exit News
Kroacia i dhuron 10 mijë vaksina Kosovës

Kroacia i dhuroi 10 mijë vaksina Kosovës të enjten. Lajmin e bëri të ditur ministri i jashtëm kroat Gordan Gërliç Radman.

“Me kënaqësi të veçantë e kam informuar zonjën ministre rreth vendimit të Qeverisë së Kroacisë për dhënien e një donacioni prej 10.000 dozave te vaksinave kundër koronavirusit për Republikën e Kosovës. Besojmë se ky donacion do të jetë i mirë për mbrojtjen e njerëzve”, tha Radman pas takimit me ministren e jashtëm kosovare Donika Gërvalla.

Një ditë më parë, Kosova mori 4680 dozat e para të vaksinave Pfizer/BioNTech të financuara nga BE.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të martën se këto doza do të përdoren për vaksinimin e punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, për arsye shëndetësore.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit në fund të muajit mars, me 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara nga programi Covax.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>