Ministrja austriake për Evropën Karoline Edtstadler u shpreh se Shqipëria duhet të vazhdojë punën për ndalimin e emigracionit të paligjshëm, formimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.
Në konferencën për shtyp me ministren e Jashtme Xhaçka, sot, 6 maj, ajo vlerësoi punën e bërë nga vendi jonë në luftën kundër emigracionit: “52 mijë emigrantë janë ndaluar në rajonin e Ballkanit”.
“Ne po punojmë për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendet duhet të punojnë për “shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut janë të drejta themelore”, shtoi ministrja.
Ministrja vizitoi sot vendin tonë si pjesë e ekipit për dërgimin e vaksinave Covid-19 në Ballkanin Perëndimor. Ajo u takua me Presidentin Meta dhe ministren Xhaçka.