Qeveria paguan mbikqyrësin €100 000 për çdo kilometër rrugë të ndërtuar

Nga Exit News
Qeveria paguan mbikqyrësin €100 000 për çdo kilometër rrugë të ndërtuar

Qeveria do të paguajë 100 mijë euro konsulencë për çdo një kilometër rrugë të ndërtuar në rrugën Orikum -Dukat.

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë me tender, më 5 maj 2021,  193 497 925 lekë ose 1,6 milionë euro për “Shërbime inxhinierike të pavarura për zbatimin e Kontratës Koncesionare, për rrugën Orikum-Dukat”. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 2 vjet.

Kompanitë fituese, Gjeokonsul dhe Geosat do të monitorojnë cilësinë e ndërtimit të rrugës dhe zbatimin e kushteve të kontratës konçesionare.

Në vitin 2019, qeveria dha me koncesion për 13 vjet ndërtimin e rrugës Orikum Dukat me gjatësi 16 kilometra, me kosto 50 milionë euro. Kompania koncesionare është Gjikuria shpk.

Rruga fillon në rrugën e Portit të Jahteve, për të kaluar më pas në Bypass Orikum dhe përfundon në Dukat (Ura e Shën Elizës). Ajo do të ketë 3 ura dhe dy mbikalime 12 metra të gjatë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>