Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta do të veprojë vëtem 1 muaj. Ai pritet të miratohet nga Kuvendi ditën e nesërme (7 maj). Kryetari I Komisionit do të jetë deputeti socialist Alket Hyseni sipas raportimit të “News 24”.
Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe tre deputetë të opozitës Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.
Komisioni i Ligjeve vendosi ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të enjten. Ata nuk pranuan kërkesën e presidentit për dëgjimin e kërkesave të tij më 10 maj.
49 deputetë socialistë i kërkuan Kuvendit nisjen e procedurës për shkarkimin e Metës me justifikimin se ai ka shkelur detyrimin kushtetues për paanshmëri politike në procesin zgjedhor.