Shqipëria dhe Maqedonia kanë plotësuar kushtet e kërkuara nga BE për hapjen e konferencës ndërqevritare në qershor. Ky është qendrimi i Gjermanisë, I shprehur nga ministri gjerman për marrëdhëniet me Evropën Michael Roth.
Roth u shpreh kundër ndarjes së dy vendeve, duke shtuar se çdo vonesë në mbajtjen e konferencës do të minojë besimin e BE-së në rajon.
“Gjermani mbështet objektivën e presidencës sllovene për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.
Të dyja vendet kanë punuar për reformat e kërkuara, tani BE duhet të japë diçka. Vonesat e mëtejshme do të minojnë besueshmërinë e BE-së dhe qëndrueshmërinë në rajon”, shkroi Roth në Twitter.
Ai e bëri këtë koment pas deklaratës së Komisionerit për Zgjerimi Varhleyi për ndarje të dy vendeve.