Albin Kurti: Do të padisim Serbinë për gjenocid

Nga Exit News
Albin Kurti: Do të padisim Serbinë për gjenocid

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi të premten se qeveria e tij do të përgatit padi për gjenocid ndaj Serbisë.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, u shpreh Kurti sipas një raportimi të Radio Evropa e Lirë.

Qeveria Kurti miratoi të premten programin qeverisës për perjudhën 2021-2025, duke shpallur si prioritet kapërcimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Kryeminsitri kosovar theksoi rëndësinë e gjetjes së më shumë vaksinave dhe rritjen e pagës minimale në 250 €.

Ai gjithashtu u zotua se “do të reformojë skemat sociale dhe do të aktivizojmë fuqinë punëtore. Do të rishikojmë skemat e asistencës dhe do të reformojmë sistemin pensional” me qëllim zhdukjen e varfërisë në vend.

Kurti shpalli planet për reforma rrënjësore,  ku spikat ajo e vettingut në sistemin e drejtësisë dhe administratës publike.

Ndërsa në fushën e investimeve dhe infrastrukturës, qeveria kosovare planifikon mbrojtjen e resurseve natyrore, diversifikimin e burimeve të energjise, si dhe ndërtimin e rrugëve kyce, mese të cilave edhe aksin Prizren – Tetovë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>