Papa Françesku përmes një mesazhi me video ka shprehu mbështetjen për heqjen e të drejtave të autorit mbi formulën e prodhimit të vaksinës koronavirus për të rritur furnizimin e vendeve të varfëra.
Ai u shpreh se vendet duhet të garantojnë “aksesin universal në vaksinë dhe pezullimin e përkohshëm të të drejtave të pronës intelektuale” . Papa dënoi “virusin e individualizmit” që “na bën indiferentë ndaj vuajtjeve të të tjerëve”. Ai tha:
“Një variant i këtij virusi është nacionalizmi i mbyllur, i cili parandalon, për shembull, një internacionalizëm të vaksinave. Një variant tjetër është kur vendosim ligjet e tregut ose pronës intelektuale mbi ligjet e dashurisë dhe shëndetit të njerëzimit”.
Por, ky vendim kundërshtohet ashpër nga prodhuesit e mëdhenj të ilaçeve, duke e konsideruar një kërcënim për zbulimin e risive në të ardhmen. Ata, gjithashtu këmbëngulin se vendimi nuk do të shpejtonte prodhimin.