Më 18 maj Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor, njoftoi Komisioni Hetimor, në mbledhjen e sotme, 11 maj.
Kryetari i komisionit Alket Hyseni njoftoi se Komisioni në komunikim me zuyrën e Presidencës mund të caktojë edhe një datë tjetër, pervëç 18 majit, pro brenda javës për një seancë dëgjimore me Metën.
Hyseni u shpreh se Komisioni do të vendosë nëse prania e presidentit do të jetë e detyrueshme apo do të mbetet në dëshirë të tij.
Komisioni hetimor duhet të mbyllë raportin brenda 29 majit.