Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK dhe institucioneve të tjera të hetojnë pastrimin e parave në vend.
“Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkroi, ai në Facebook, të martën, 11 maj.
Ai përdori një raport të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, për vitin 2017 deri në vitin 2020, për të ngritur sërish çështjen e pastrimit të parave përmes ndërtimit dhe turizmit.