Rama shprehet se pritja e negociatave, njesoj si pritja e Godosë

Nga Exit News
Rama shprehet se pritja e negociatave, njesoj si pritja e Godosë

Kryeministri Edi Rama e krahasoi pritjen e hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian, BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me dramën e Samuel Becchet, “Duke pritur Godonë”, e ku Godoja nuk vjen kurrë.

“Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett, ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është sigurisht e rastësishme)”, shkruan Rama në Twitter.

Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së e shtynë vendimin për daten e nisjes së Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ata e shtynë vendim për në verë, në samitin e Austrisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>