Një galeri në minierën e Martaneshit është shembur dhe ka zënë disa minatorë brenda. Sipas mediave shembja ka ardhur si pasojë çlirimit të gazit.
Deri më tani ka patur 6 minatorë të cilët janë nxjerrë nga galleria. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas do të niset me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë ende nuk dihet nëse ka minatorë të tjerë brenda.