Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla deklaroi se asnjë minator nuk ka mbëtur brenda në galerin e shembur në Martanesh.
Përmes një interviste për Report Tv, Alla deklaroi se minatorët janë asfiksuar për shkak të gazravenë galeri.
“Ka qenë brigada e turnit të parë në minierën e Martaneshit ku brenda duke punuar ka pasur probleme me gazrat dhe të gjithë kanë dalë jashtë, kemi vetëm një person jo mirë, por sipas mjekëve është jashtë rreziku për jetën dhe po dërgohet për në Tiranë”
Alla shtoi se shembja e galerisë ka qënë për shkak të gazrave jo për kushte teknike.