3 shqiptarë u arrestuan në Brescia, të mërkurën, nga Antimafia italiane për trafik kokaine. Policia sekuestroi edhe 16 kilograme kokainë. Hetimi për këtë operacion nisi më 2018, kur policia italiane arrestoi një maroken me 1 kilogramë kokainë, sipas medias italiane.
Furnizuesi i sasisë së madhe të narkotikëve ishte një shtetas shqiptar, i cili menaxhonte një lokal në një qytezë të Brescias, të cilin e kishte shndërruar në një qendër të shpërndarje të drogës.
Polica monitoroi dhe regjistroi aktivitetin e shitjes së drogës mes trafikantit shqiptar dhe shtetasve të tjerë.
Në të njëjtën kohë, u hetuan edhe transporti i drogës në Belgjikë dhe Hollandë përmes Italisë.