Kryeministri Rama, të mërkurën në mbrëmje, refuzoi të pranonte çmimin e dhënë nga Urdhri i Infermierëve, derisa të realizonte rritjen e premtuar të pagave.
Në aktivitetin e zhvilluar në Ditën e Infermierëve, Asambleja Kombëtare e Infermierëve të Shqipërisë zgjodhi të nderojë kryeministrin Rama për bashkëpunimin dhe mbështetjen ndaj infermierëve.
Më herët, Rama kishte ripërseritur premtimin për rritjen e rrogës së infermierëve në vend me 40% brenda mandatit të tretë.
“Angazhimi ynë për të rritur pagën brenda mandatit të ri që fillon ën shtator, dhe hap pas hapi 40% është një angazhin që mbetet dhe në do ta përmbushim 100%,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se qeveria i ka dhënë fund futjes dhe nxjerrjes së infermierëve nnga puna, për shkak të bindjeve politike, nepotizmit apo korrupsionit, duke e quajtur garanci për luftën ndaj pandemisë.