Sistemi gjyqësor dhe drejtësia kanë qenë fokusi kryesor i Raportit të Progresit të Komisionit Europian. Konstatimet kryesore të raportit në këtë fushë janë:
- Korrupsioni është i përhapur kudo në sistemin gjyqësor dhe vazhdon të mbetet çështje shumë shqetësuese. Gjyqtarët dhe prokurorët janë të papërgjegjshëm. Shumë herë vendimet e gjykatave nuk zbatohen.
- Hetimet dhe ndjekjet penale duhet të jenë më efikase sidomos kur janë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë. Institucionet e përfshira në këto hetime janë nën presion politik. Është i nevojshëm një ndryshim i menjëhershëm për të siguruar mbrojtjen e tyre nga politika.
- Numri i dënimeve kriminale vazhdon të jetë i papërfillshëm në krahasim me aktivitetin e madh kriminal vendas dhe rajonal.
- Hetimet financiare janë pothuajse inekzistente. Konfiskimi i aseteve është në nivele tepër të ulta.